Ndërlidhjet

Serbia, Rusia reagojnë ndaj raportit për trafikim të organeve



Serbia dhe aleati i saj, Rusia kanë reaguar ndaj raportit, i cili e implikon kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në trafikimin e organeve të serbëve të burgosur.

Ministri i Jashtëm serb. Vuk Jeremiç, i bëri komentet e tij pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë.

Ky raport është sinjal se ka ardhur koha që tërë bota e qytetëruar të pushojë së mbylluri sytë para realiteteve të tmerrshme në Kosovë. Ky raport tregon se si është Kosova sot, dhe kush janë liderët e saj. Ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të kërkojmë zgjidhje për çështjen” e Kosovës, tha Jeremiç.

Raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti thotë se civilët e burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë vrarë në Shqipëri, dhe veshkat e tyre janë shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Raporti gjithashtu sugjeron se kryeministri Hashim Thaçi ka qenë një kohë “bosi” i nëntokës kriminale, e cila ka bërë tregtinë me organet.

Lavrov tha se informatat për trafikimin e organeve kanë dalë në sipërfaqe shumë kohë më parë, dhe se Moska është “shumë e alarmuar” nga raporti i ri.

Qeveria e Kosovës tha se raporti është përpjekje për ta njollosur imazhin e UÇK-së.
XS
SM
MD
LG