Ndërlidhjet

Greva 24 orëshe paralizon Greqinë



Në Greqi ka filluar sot një grevë e përgjithshme 24 orëshe. Në punë nuk u paraqitën kontrollorët e trafikut ajror, të cilëve iu bashkuan edhe marinarët.

Raportohet se janë mbyllur të gjitha institucionet administrative si: ministritë, muzetë, shkollat dhe universitetet, ndërsa mjekët në spitalet publike do të trajtojnë vetëm rastet urgjente.

Sindikatat protestojnë kundër masave të qeverisë për shkurtimin e pagave dhe reformave në tregun e punës.
XS
SM
MD
LG