Ndërlidhjet

EULEX-i kërkon 'prova të forta' për trafikimin e organeve



Policia e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se kërkon “fakte të forta” për pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit, civilët e burgosur nga UÇK-ja janë vrarë në Shqipëri, ndërsa veshkat e tyre janë shitur në tregun e zi.

Marti gjithashtu ka sugjeruar se Thaçi një kohë ka qenë ‘bosi’ i nëntokës kriminale në Kosovë.

Zëdhënësja e policisë së EULEX-it, Karim Limdal, tha se “prokuroria i bazon hetimet dhe aktakuzën mbi fakte dhe prova të forta”.

Limdal ka thënë se hetimet e Bashkimit Evropian mbi pretendimet se është bërë trafikim i organeve në veri të Shqipërisë, nuk kanë rezultuar me asnjë provë, transmetoi AP.

Po sot, Maja Kocijançiq zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton, tha se Brukseli i merr akuzat seriozisht, por e ftoi z. Marti që të dalë me prova.
XS
SM
MD
LG