Ndërlidhjet

KIPRED tërhiqet nga “Demokracia në Veprim”



Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka vendosur të tërheqet nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” për shkak të pakënaqësive të shumta me udhëheqjen e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

KIPRED, që njëherësh ka qenë themelues i këtij koalicioni, konsideron se “Demokracia në Veprim” nuk e ka kryer punën e saj në vëzhgimin e procesit zgjedhor dhe sidomos ka dështuar të raportojë në mënyrë objektive për parregullsitë dhe manipulimet të votës së lirë, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG