Ndërlidhjet

Rusi: Tre të rinjë – të dyshuar për vrajsen raciste në Moskë


Hetuesit rusë thanë sot se tre të rinjë, përfshirë edhe një djalosh 14 vjeçar, janë të dyshuar për vrasjen e qartë raciste të një shtetasi të Kirgizisë në Moskë, gjatë fundjavës së kaluar.

Personi nga Kirgizia ishte therrë për vdekje në Moskë, të dielën, vetëm një ditë, kur afro 5 mijë ultranacionalistë iu bashkuan futbolldashësve, në një trazirë me ngjyrim racist, në qendër të Moskës, pas vrasjes së një simpatizuesi të klubit të futbollit Spartak Moska, në përleshje me persona nga Kaukazi Verior i Rusisë.

Zëdhënësi i hetuesve të prokurorisë, Vlladimir Markin, tha se “si i dyshuar është arrestuar një i ri 14 vjeçar”, për rastin e vrasjes së shtetasit të Kirgizisë.

Për arrestimin e dy të tjerëve është duke u vendosur.
XS
SM
MD
LG