Ndërlidhjet

Turqi: Filloi procesi kundër oficerëve të lartë për komplot


196 oficerë të Turqisë në shërbim dhe në pension, janë paraqitur sot në një gjykatë, të akuzuar për komplot për ta përmbysur qeverinë me origjinë islamike, nëpërmjet grushtshtetit ushtarak.

Të akuzuarit, ku përfshihen edhe ish shefat e shtamadhorive të forcave ajrore dhe disa gjeneralë e admiralë, po përgjigjen ndaj akuzave se kishin planifikuar ta përmbysin qeverinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, “me forcë”, në operacionin me emrin konsiprativ “çekani”.

Procesi gjyqësor ka filluar në një sallë të gjykatës brenda burgut në Silivri, afër Stambollit, me identifikimin e të dyshuarve.

Nëse shpallen fajtorë, të 196 personat e dyshuar, ballafaqohen me dënime me burg prej 15 e deri në 20 vjet.
XS
SM
MD
LG