Ndërlidhjet

OKB: Tërhiqen sanksionet ndaj Irakut të Sadam Huseinit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i ka përfunduar sanksionet kryesore kundër Irakut, që ishin ndërmarrë gjatë periudhës së sundimit të Sadam Huseinit.

Në takimin e nivelit të lartë, të kryesuar nga zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, e ku merrnin pjesë edhe ministri i jashtëm irakain, Hoshyar Zebari, dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, është votuar për përfundimin e rezolutave për sanksione.

Këto rezoluta kishin të bënin me të ashtuquajturin program naftë për ushqim dhe me atë për armatimin për shkatërrim në masë.

Tërheqja e këtyre sanksioneve e largon pengesën kryesore për zhvillimin ekonomik të Irakut dhe e hapë rrugën për ripërtritjen e sovranitetit.
XS
SM
MD
LG