Ndërlidhjet

Vukçeviq: Kemi qenë një nga burimet kryesore për Martin



Prokurori i Serbisë për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se pa bashkëpunimin e Shqipërisë, Serbisë dhe EULEX-it, nuk do të ketë përparime në hetimet “mbi trafikimin e organeve”, për të cilat ka raportuar anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

Duke pohuar se ka qenë në mesin e burimeve kryesore për Dik Martin, në Prokurorinë e Serbisë pohojnë se gjërat kanë ndryshuar thelbësisht, pas ardhjes së EULEX-it në Kosovë.
XS
SM
MD
LG