Ndërlidhjet

BE: Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur euron


Presidenti i Bashkimit Evropian tha se liderët e BE-së janë të gatshëm të bëjnë çkado që është e nevojshme për të shpëtuar euron.

Herman Van Rompei bëri këto komente, pasi që liderët e BE-së u pajtuan në Bruksel për të ndryshuar traktatin e Lisbonës, për të lejuar kështu një plan të përhershëm shpëtimi për shtetet e tronditura nga borxhi.

Ata nuk janë pajtuar ende për detajet e makanizmit, e as lidhur me atë se sa para do të jepen për të.
XS
SM
MD
LG