Ndërlidhjet

Asanzh thotë se ai përballet me hetim agresiv amerikan



Themeluesi i faqes WikiLeaks, Xhulian Asanzh tha se ai dhe organizata e tij ballafaqohet me hetim agresiv nga autoritetet amerikane pas publikimit të mijëra dokumentave sekrete.

"Ne nuk e dimë se çfarë janë bazat e hetimit. Në fakt, ashtu si gjithë hetimi suedez, i tëri po mbahet në fshehtësi", tha Asanzh një ditë pasi gjykata britanike e liroi me kaucion.

Asanzh mohoi çdo dijeni për ish analistin e inteligjencës amerikane, i cili akuzohet se i ka dhënë WikiLeaks-it 250 mijë dokumenta të fshehta amerikane.

Sot policia australiane tha se WikiLeaks nuk ka kryer vepra të jashtëligjshme në Australi duke publikuar dokumente sekrete diplomatike amerikane.

Policia ishte urdhëruar të hetojë WikiLeaks-in, pasi themeluesi i saj, Xhulian Asanzh është australian.
XS
SM
MD
LG