Sot në Nion është tërhequr shorti për ndeshjet e ligës së kampionëve në futboll.
Inter do të luajë kundër Bajernit, Arsenali me Barcelonën, Lioni me Real Madridin.
Në ndeshjet tjera luajnë Milan-Totenhem, Roma-Shahtjor, Valensia-Shalke, Olimpik Marsej-Mançester Junajtid dhe Kopenhagen-Çelsi.
Ndeshjet e para luhen në 15, 16 dhe 22 shkurt, ndërsa ndeshjet kthyese në 8, 9, 15 dhe 16 mars.
Në ndeshjet e çerekfinales do të kualifikohen tetë klube.