Ndërlidhjet

Bolivia e njeh Palestinën si shtet të pavarur


Bolivia e ka njohur si shtet të pavarur Palestinën duke ndjekur kështu hapin e Brazilit, Argjentinës dhe Uruguajit.

Duke bërë të ditur njoftimin, presidenti bolivian Evo Morales akuzoi se në rajon është kryer “gjenocid” dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë përgjegjësinë për ta ndaluar atë.

Në zhvilime të ndërlidhura, Autoriteti Palestinez ka shfaqur keqardhjen ndaj një votimi në Kongresin amerikan, i cili kundërshtoi masat unilaterale për të shpallë ose njohur Palestinën e pavarur.

Rezoluta mbështet një zgjidhje të negociueshme në konfliktin izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG