Ndërlidhjet

Obama nënshkruan pakon e kompromisit për taksat


Presidenti Barak Obama ka nënshkruar një ligj për taksat në vlerë prej 858 miliardë dollarësh, të cilin e negocioi me republikanët.

Ai tha se ligji i jep shtytje klasës së mesme.

Pakoja, e parë në masë të madhe si një kompromis dypartiak, zgjat tatimet e tashme për dy vjet, përfshirë taksat për të pasurit, të cilat Obama qe zotuar se nuk do t’i vazhdonte.

Marrëveshja përfshin një zgjatje të beneficioneve për 13 muaj për të papunët dhe shkurtim të një të tretës së tatimeve mbi paga.

Po të dështonte kalimi i ligjit, ekzistonte rreziku i rritjes së taksave për të gjithë amerikanet, meqë shkurtimeve të miratuara nën administratën e Bushit po iu kalonte afati.
XS
SM
MD
LG