Ndërlidhjet

Evropë: Bora e pengon trafikun në shumë vende


Raportohet se në pjesën perëndimore të Kosovës, ka rënë borë, e cila ka krijuar një shtresë deri në 50 cm. Bora kishte filluar të binte në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin me automjete nëse nuk kanë ndonjë nevojë të madhe. Borë dhe mot i ftohtë mbretëron edhe në viset e tjera të Kosovës.

Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor në këtë pjesë të Kosovës.

Në rrugët nga Peja për në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë, qarkullimi zhvillohet ngadalë, për shkak të shtresës së borës.

Për shkak të borës së madhe dhe temperaturave nën zero, në shumë vende të Evropës është vështirësuar trafiku.

Raportohet se qindra vozitës janë bllokuar në rrugët e Britanisë, të Italisë dhe të Francës.

Aeroportet në Britani, Gjermani, Francë, Spanjë, Holandë dhe Danimarkë, kanë raportuar për anulime ose për vonesa të mëdha në fluturime.

Është vështirësuar edhe trafiku hekurudhor.
XS
SM
MD
LG