Ndërlidhjet

Vdes nëna që shpëtoi tre fëmijët nga zjarri



Ka ndërruar jetë në spitalin e Katanias, shqiptarja 37 vjecare Blerina Meço, e cila më 9 nëntor mbeti e plagosur rëndë nga zjarri në apartamentin e saj në Licodia Eubea te Katanias.

Në incidentin me zjarrin, Blerina u bë një heroinë për opinionin italian pasi kishte sfiduar flakët që kishin përfshirë apartamentin e saj për të shpëtuar tre femijët e saj, vajzën 12 vjeç me probleme shëndetësore, djalin pesë vjeç dhe foshnjën vetëm 20 ditëshe.

Blerina kishte marrë plagë të rënda djegieje në trup.
XS
SM
MD
LG