Ndërlidhjet

Rahovec: Votuan 13 mijë votues deri në orën 15.30



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 15.30 për kryetar të komunës së Rahovecit kanë votuar 13 009 votues apo 26.14 % nga mbi 49 mijë qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri më tani nuk është raportuar për “asnjë incident që do të dëmtonte imazhin e procesit zgjedhor”.

Në balotazhin për kryetar të komunës garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi.

Raundi i parë u zhvillua më 21 nëntor.
XS
SM
MD
LG