Ndërlidhjet

Zbulohet një varrezë masive në Irak



Ushtria e Irakut ka zbuluar sot një varrezë masive në qytetin verior Mosul, me mbetjet e trupave të 11 personave që mendohet se janë vrarë në vitin 2005.

Policia lokale tha se varreza është gjetur në qarkun Intisar, rreth 350 km në veri të Bagdadit.

Në vitin 2005, kryengritësit kontrollonin një pjesë të madhe të qytetit Intisar, ndaj besohet se ushtarët dhe njerëzit që punonin me forcat amerikane kanë qenë objekt i vrasjeve në bazë ditore.
XS
SM
MD
LG