Ndërlidhjet

Meta: Raporti i Dik Martit i bazuar mbi fiksime



Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti është një fiksim i pabazuar në fakte.

“Ky raport është i bazuar mbi fiksime. Akuza të tilla janë bërë në të kaluarën, madje janë bërë edhe investigime që kanë rezultuar tërësisht pa fakte”, ka thënë Meta.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd ku ndodhet në Kongresin e Partisë Demokratike Serbe, në cilësinë e Kryetarit të Lidjjes Socialiste për Integrim.

Meta ka shtuar se e ardhmja e shteteve të Ballkanit është ajo e bashkimit pranë BE-së, ndërkohë sipas tij, raporte të tillë kanë si synim krejt të kundërtën.
XS
SM
MD
LG