Ndërlidhjet

Lukashenko: Në Bjellorusi s'do ketë revolucion


Presidenti Aleksandër Lukashenko paralajmëroi se nuk do të ketë “as revolucion e as kriminalitet në Bjellorusi”.

Ai i bëri këto komente pas ndërhyrjes brutale të policisë ndaj demonstruesve që protestonin ndaj rizgjedhjes së tij si president.

Lukashenko i quajti protestuesit “banditë”.

Dhjetëra mijra protestues në tubimin e së dielës akuzuan autoritetet për vjedhje masive të votave.
Ndërsa Perëndimi ka reaguar ndaj paregullsive zgjedhore dhe ndërhyrjes së policisë, presidenti rus Dimitrij Medvedev tha se zgjedhjet ishin “çështje e brendshme”.

Ai as nuk e lavdëroi e as kritikoi Lukashenkon, sikur që nuk bëri komente për ndërhyrjen e policisë.
XS
SM
MD
LG