Administrata e Obamës beson se Senati do të miratojë START-in, traktatin e ri për armë bërthamore me Rusinë, para fundit të vitit.
Zëdhënësi Robert Gibs tha se Shtëpia e Bardhë beson se marrëveshja do të miratohet
para formimit të Kongresit të ri.
Demokratët e presidentit Barak Obama po shtyjnë miratimin e traktatit, para se kongresi i ri të marrë detyrën në janar, pasi që shumica e tyre në senat është reduktuar në zgjedhjet e fundit.
Traktatit i duhen 67 vota për t’u miratuar në senatin 100 anëtarësh.
Rusia paralajmëroi ligjvënësit amerikanë se çdo ndryshim në traktatin për kufizimin e armatimit nuklear do ta mbyste vetë paktin.
Disa republikanë dëshirojnë të bëjnë disa ndryshime në traktatin, i cili sipas tyre mund të kufizojë disa opsione të sigurisë kombëtare të SHBA-së.