Ndërlidhjet

Sot është dita më e shkurtër dhe më e errët



Dita e sotme mund të jetë më dita më e errët në 372 vitet e fundit, për shkak të përputhjes së solsticit dimëror dhe eklipsit të Hënës.

Dita e sotme shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dhe ditën më të shkurtër të vitit.

Eklipsi i Hënës do të mund të shihet nga pjesa perëndimore e hemisferës.

Sipas llogaritjeve, përputhja e radhës e solsticit dimëror dhe eklipsit të Hënës do të ndodhë në vitin 2094, dhe atëherë do të shihet nga banorët e Evropës, Afrikës dhe Azisë.
XS
SM
MD
LG