Ndërlidhjet

Bora i bllokon aeroportet në Evropë


Reshjet e reja të borës u shkaktua probleme të shumta udhëtarëve në Evropë, teksa aeroportet e Londrës, Parisit, Frankfurtit, Amsterdamit dhe Brukselit vazhduan t’i anulojnë fluturimet.

Udhëtarët e zemëruar po përpiqen të mbërrijnë në destinacionet e tyre për Krishtlindje, ndërsa mijëra vetë janë detyruar t'i kalojnë netët nëpër terminalet e aeroporteve.

Në Britani, tashmë janë bërë thirrje për hetimin e BAA, kompani private që e operon aeroportin Heathrow të Londrës. Kompania BAA dhe firma private spanjole Ferrovial, të cilat e kontrollojnë aeroportin, akuzohen se kanë dështuar të bëjnë investime të duhura për pajisjet e pastrimit të borës.

Çrregullimet e trafikut kanë nxitur pyetjet e kritikëve nëse firmave private duhet t’u lejohet të vazhdojnë t’i operojnë aeroportet e rëndësishme ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG