Ndërlidhjet

Marti: Raporti në interes të vetë Thaçit


Raportuesi special i Këshillit të Evropës Dik Marti ka thënë se është në interes të udhëheqësisë kosovare zbulimi i së vërtetës në lidhje me raportin e tij mbi trafikimin e organeve në Kosovë.

“Është në interes të vetë kryeministrit Hashim Thaçi që të konfirmohet e vërteta”, i ka thënë radios Eho Moska Dik Marti, i cili në kuadër të përgatitjes së raportit mbi konfliktin ruso-gjeorgjian ka biseduar me zyrtarët rusë.

Marti i pyetur se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen, ka thënë se “është vështirë të flitet për këtë”.

Ai ka shpejguar se obligimi i tij ka qenë që të përgatisë një raport, ndërsa qeveritë sipas tij duhet të nxjerrin “përfundime të përshtatshme”.

Marti megjithatë, ka vlerësuar se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa hetimin e të gjitha rrethanave të së kaluarës dhe pa u konfirmuar e vërteta.

“Thaçi është lider i rëndësishëm i kriminalitetit kosovar, për të cilin ka pasur shumë informacione dhe ato gjenden në raporte të shumta ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Marti.

I pyetur nëse ekzistojnë prova materiale për transplantimin e organeve, ai ka thënë se ekzistojnë prova për “vendet dhe rrethanat”.
XS
SM
MD
LG