Ndërlidhjet

Liga Arabe në luftë kundër terrorizmit


Qeveritë arabe janë bërë së bashku për të luftuar terrorizmin duke u munduar që të ndalojnë furnizimin e tij me para dhe duke bashkuar forcat në betejën kundër pastrimit të parave.

Marrëveshja për kontrollimin e pastrimit të parave është një nga pesë marrëveshjet e nënshkruara nga ministrat arabë të brendshëm dhe të drejtësisë.

Ministrat u takuan në selinë e Ligës Arabe, dhe të 22 vendet anëtare nënshkruan marëveshjet.

Deklarata e tyre nuk përmend grupet terroriste, por disa shtete arabe janë në shënjestër të Al-Kaidës.

Marrëveshjet tjera kanë të bëjnë me krimin e organizuar, mashtrimet teknike të të dhënave, pornografinë dhe shfrytëzimin seksual.

Ata nënshkruan, po ashtu, një marrëveshje në lidhje me qytetarët e një shteti që kryejnë dënimin me burg në shtetet tjera.
XS
SM
MD
LG