Ndërlidhjet

Britania, Rusia në zënkë spiunazhi, dëbojnë diplomatët


Britania ka dëbuar një diplomat rus, i dyshuar se ishte spiun, ndërsa Rusia është kundërpërgjigjur duke dëbuar një britanik.

Sekretari i jashtëm Uilliam Hejg tha se Britania ka kërkuar nga ambasada ruse në Londër që të tërheqë një anëtar të stafit meqë dyshohej se ishte i përfshirë në “aktivitetet e shërbimeve ruse të informimit kundër interesave britanike”.

Rusia nga ana e saj ka dëbuar një diplomat nga ambasada britanike në Moskë.

Relacionet Britani e Madhe-Rusi janë tendosur pas vdekjes së ish agjenrit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006.

Rusia ka refuzuar që ta ekstradojë të dyshuarin kryesor të këtij rasti, ish zyrtarin e KGB-së, Andrei Lugovoi.
XS
SM
MD
LG