Ndërlidhjet

Pesë civilë të vrarë nga përleshjet e NATO-s me talibanët?


Një zëdhënës i guvernatorit të provincës së Helmandit në Afganistan tha se pesë civilë janë vrarë gjatë një beteje të trupave të NATO-s me luftëtarët e dyshuar talibanë.

Zëdhënësi Daud Ahmadi, tha se tri gra dhe dy fëmijë janë vrarë gjatë përleshjeve të së martës.

Ai tha se nuk është e qartë nëse civilët janë vrarë nga trupat e huaj, apo nga talibanët e dyshuar.

Ahmadi tha se 7 militantë të dyshuar janë vrarë në betejë.

Ndërkohë, zyra e guvernatorit të Helmandit ka kërkuar nga NATO-ja që të ketë kujdes më të shtuar në operacionet e saj ushtarake.

NATO tha se po heton raportet për vdekjet e civilëve.
XS
SM
MD
LG