Ndërlidhjet

Rinumërimi mund të mos përfundojë këtë vit


Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shfaqur dilemat nëse procesi i rinumërimit të votave do të mund të përfundojë brenda këtij viti.

Rinumërimi thuhet se mund të shtyhet për shkak të parregullsive në procesin e rinumërimit, por edhe për shkak të festave të fundvitit.

Ndërkohë, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj i tha Radios Evropa e Lirë se nga gjithsej “760 vendvotime deri me datën 21 dhjetor janë rinumëruar 258”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i marrë rekomandimet nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve pasi të ketë përfunduar procesi i rinumërimit të të gjitha votave në 760 vendvotimeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka përsëritur se, varësisht nga raporti i QNR-së, mund të ketë edhe anulime të vendvotimeve ose votave, nëse evidentohen parregullsi të mëdha.
XS
SM
MD
LG