Ndërlidhjet

Londër: Vendkalimi i lidhur me grupin “Bitëlls” merr mbrojtje


Planifikohet që vendkalimi më i njohur i këmbësorëve në muzikën e popullarizuar, i ashtuquajturi “vendkalimi zebra”, afër studios Abbey Road në Londër, do ta mbrohet nga qeveria britanike.

Ministri britanik i turizmit dhe trashëgimisë, Xhon Penroz, tha se vendkalimi i përmendur “nuk është kështjellë apo katedrale”, por duke iu falënderuar anëtarëve të grupit “Bitëlls” dhe foto sesionit 10 minutësh në gusht të vitit 1969, ai paraqet pjesë të fuqishme të trashëgimisë kombëtare britanike.

Grupi “Bitëlls” dhe dashamirët e tij anembanë botës ishin tubuar në këtë vendkalim për tu fotografuar për albumin “Abbey Road”, në të cilën shihen anëtarët e grupit, Pol MekKartni, Xhon Lenon, Xhorxh Harison dhe Ringo Star, duke shetitur në këtë vendkalim.
XS
SM
MD
LG