Ndërlidhjet

Minsk: 7 kandidatë presidencialë mund të dënohen me burg


Grupi për të drejtat e njeriut në Bellorusi, Vesna, ka njoftuar se shtatë kandidatë presidencialë, që garuan kundër liderit autoritar të këtij vendi, mund të dënohen me burg deri në 15 vjet, pas dhunës që ndodhi pas zgjedhjeve dhe arrestimeve masive.

Ky grup tha se shërbimi i sigurisë, që ende quhet KGB, ka përgatitur akuza kundër 20 personaliteteve më të larta të opozitës, përfshirë edhe 7 kandidatë presidencialë, për siç thuhet, organizimin e trazirave.

Njëherësh, komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan File, i tha Radios Evropa e Lirë se goditja e policisë në Minsk ishte e “papranueshme”.

Njëherësh, Gjermania sot e ka ftuar ambasadorin e Bellorusë në Berlin, për të protestuar dhe i ka tërhequr vërejtjen Minskut se burgosja e qindra aktivistëve opozitarë “e izolon” Bellorusinë nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG