Ndërlidhjet

Marti: Kam imunitet, paditë ndaj meje s'prodhojnë asgjë


Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti ka thënë se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi nuk do të prodhojë asgjë.

“Thaci e di mirë që raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imunitet dhe ngritja e padisë në këtë rast nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Marti në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti.

“Është lehtë të padisësh dikë, është e domosdoshme para se gjitash, që të ndërmerren të gjitha hapat, për të parë se çka do të ndodhë”, ka thënë raportuesi i Këshillit i të Evropës, i cili javën e kaluar publikoi një raport në të cilëin akuzoi kryeministrin Thaçi se është “bos i mafias” dhe se ka qenë i përfshirë në një "rrjet të tregtimit të organeve njerëzore".

Ai ka thënë se këtë çështje duhet ta ndjekin organet përgjegjëse në Kosovë, Serbi si dhe ato ndërkombëtare.

“Drejtësia në Kosovë, instancat ndërkombëtare të drejtësisë, por edhe drejtësia serbe është kompetente”, ka thënë Marti, meqë sipas tij, ka pasur edhe viktima serbe.

“Problemi është se dëshmitarët nuk janë të mbrojtur, për të cilën gjë, fatkeqësisht tashmë jemi vërtetuar. Ka pasur dëshmitarë që janë vrarë”, ka thënë Dik Marti.

Kosova dhe Shqipëria, e cila po ashtu është apostrofuar në raport, kanë kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare, që të fillojë hetimet në të dy vendet, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë pretendimet se në territoret e tyre është zhvilluar tregti me organe njerëzore.

Ndërsa, kryemisnitri Hashim Thaçi ka thënë se do ta padisë Martin për shpifje.
XS
SM
MD
LG