Ndërlidhjet

Tropojë: Dy të vdekur nga zjarri në banesë


Një zjarr në një banesë në fshatin Degë, në Tropojë ka shkaktuar vdekjen e dy grave të moshuara.

Nga flakët kanë humbur jetën Bute Osmanaj, 92 vjeçe, dhe Zoje Osmanaj, 60 vjeçe, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Pjesëtarët e tjerë të familjes kanë arritur t’i shpëtojnë zjarrit.

Mendohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një shkëndijë elektrike.
XS
SM
MD
LG