Ndërlidhjet

Romë: Shpërthim në ambasadën zvicerane



Ministria e Jashtme e Italisë tha se një pako ka shpërthyer në ambasadën e Zvicrës në Romë.

Sipas raporteve të mediave, një punonjës i ambasadës është lënduar rëndë kur pakoja kishte shpërthyer derisa po hapej.

Detaje tjera ende nuk janë bërë publike.

Shpërthimi pasoi zbulimin e një bombe të dyshuar në metronë e Romës të martën.

Sidoqoftë, policia tha se mjeti nuk kishte detonator, dhe testet treguan se nuk përmbante eksploziv.
XS
SM
MD
LG