Ndërlidhjet

Tribunali i Hagës mbyllet në 31 dhjetor, 2014



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur se Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi në Hagë, duhet t'i përfundojë të gjitha lëndët e mbetura në katër vitet e ardhshme, deri në 31 dhjetor, 2014.

Afatin e njëjtë Këshilli i Sigurimit ia caktoi edhe tribunalit për krimet e luftës në Ruandë.

Të gjitha lëndët që do të mbeten pas kësaj date, duhet të barten te tribunalet përkatëse të shteteve, thuhet në rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit, për të cilën votuan 14 vende, ndërsa një u pëmbajt.

XS
SM
MD
LG