Ndërlidhjet

SHBA, BE rishikojnë marrëdhëniet me Bellorusinë



Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë duke i rishikuar marrëdhëniet me Bellorusinë pasi policia në Minsk i shtypi me dhunë protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksandr Lukashenka.

Në deklaratën e përbashkët, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, gjithashtu u bëjnë thirrje autoriteteve të Bellorurisë që t'i lirojnë më shumë se 600 protestuesit, të cilët u arrestuan në protestat në 19 dhjetor.

Policia belloruse i ka thënë agjencisë Reuters se pesë kandidatët presidencialëë të arrestuar gjatë protestave, bashkë me 14 aktivistë të tjerë, mund të akuzohen për "organizim të trazirave masive".

Ata mund të dënohen deri me 15 vjet burg.
XS
SM
MD
LG