Ndërlidhjet

Polonia refuzon kërkesën ruse për ekstradimin e Zakajevit



Gjykata e qarkut në Varshavë e ka refuzuar kërkesën e Rusisë për ekstradimin e liderit çeçen Ahmed Zakajev, me arsyetimin se Zakajev nuk është paraqitur në gjykatë.

Zakajev jeton si emigrant në Londër, ndërsa gjykatat britanike dhe daneze tashmë kanë refuzuar ekstradimin e tij, duke konkluduar se nuk ka fakte se ai ka gisht në krimet për të cilat e akuzon Rusia.

Policia polake e arrestoi Zakajevin mbi bazën e një fletëarresti rus në 17 shtator, kur ai kishte ardhur në Varshavë në kongresin e diasporës çeçene, por ditën e njëjtë e lëshoi me arsyetimin se ai kishte fituar azil në Britani.
XS
SM
MD
LG