Ndërlidhjet

Rusi: Nesër votimi i parë për traktatin START




Dhoma e ulët e parlamentit rus do të mbajë të premten të parin nga tre votimet e nevojshme për ratifikimin e traktatit të ri START me Shtetet e Bashkuara për reduktimin e armatimit bërthamor.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme Konstantin Kosaçev ka thënë se kjo “procedurë është në linjë me legjislacionin e Rusisë dhe përcaktohet nga rregullorja e Duma-s”.

Kosaçev ka thënë se votimi i nesërm u mundëson ligjvënësve rusë që të miratojnë edhe amandamente jo obliguese për paktin.
XS
SM
MD
LG