Ndërlidhjet

Asanzh trembet për jetën e tij



Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Aasanzh, tha se "gjasat janë të mëdha" që ai të vritet nëse duhet të ekstradohet nga Britania në SHBA nën akuzat për spiunazh.

Në një intervistë për të përditshmen "Guardian" Asanzhe tha se dorëzimi i tij tek autoritetet amerikane do të ishte "politikisht i pamundur" për Britaninë. Asanzh theksoi se fati i tij është në duart e kryeministrit britanik, Dejvid Kamerun.

Deri tani ndaj themeluesit të WikiLeaks-it nuk ka pasur padi për nxjerrjen e dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane, por u arrestua nën akuzat për krime seksuale të ngritura nga prokuroria suedeze.
XS
SM
MD
LG