Ndërlidhjet

Indi: 35 të vdekur në aksident



Të paktën 35 njerëz e kanë humbur jetën në Indinë veriore nga përplasja e një autobusi dhe një minibusi që barte njerëzit nga një funeral.

Raportohet se 28 të tjerë janë lënduar, 10 seriozisht, në aksidentin që ndodhi në shtetin Utar Pradesh, 200 km në veri të Nju Delhit.

Policia tha se shumica e viktimave ishin burra.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 110 mijë njerëz në Indi vdesin në vit nga aksidentet rrugore.
XS
SM
MD
LG