Ndërlidhjet

Vriten 8 militantë në Dagestan



Autoritetet në rajonin rus të Dagestanit thanë se tetë militantë janë vrarë në një operacion në kryeqytetin Mahaçkalla, dhe janë sekuestruar gjashtë mjete shpërthyese artizanale.

Forcat e sigurisë u vërsulën në një ndërtesë mëngjesin e sotëm, ku një grup militantësh ishin barikaduar në një banesë.

Ministria e brendshme tha se armët dhe bombat që "ishin gati të përdoren", u zbuluan pasi u vranë militantët.
XS
SM
MD
LG