Ndërlidhjet

Papa Benedikti i dënon sulmet


Papa Benedikti XVI ia ka dënuar sot sulmet ndaj kishave në Nigeri dhe në Filipine, që ndodhën në Ditën e Krishtlindjes, por edhe sulmin vetëvrasës dje në Pakistan.

Kreu i Kishës Katolike i cilësoi këto akte si një dhunë absurde.

"Dëshiroj të shpreh nga zemra keqardhjen time për viktimat e këtyre akteve absurde të dhunës, por edhe që të ripërsëris apelin për braktisje të rrugës së urrejtjes, dhe në vend të saj të kërkohet një zgjidhje paqësore e konflikteve”, u tha Benedikti besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
XS
SM
MD
LG