Ndërlidhjet

Ukrainë: U arrestua ish ministri i brendshëm


Ish ministri i brendshëm i Ukrainës, Juri Lutsenko, është arrestuar, në kuadër të hetimeve lidhur me qeverinë e ish kryeministres, Julia Timoshenko, kanë thënë zyrtarët.

Ish minsitri i brendshëm u arrestua nga së paku 10 oficerë të sigurisë speciale, derisa ai po shetiste me qenin e tij, ka njoftuar një zëdhënëse e zotit Lutsenko.

Sipas saj, ish ministri dhe njëri nga liderët e dikurshëm të Revolucionit të Portokalltë, po mbahej në Shërbimin e Sigurimit të Ukrainës, që është një mbetje e KGB-së, nga periudha ish sovjetike.

Arrestimi i ish minsitrit të brendshëm është konfirmuar edhe nga Zyra e prokurorisë, e cila tha se njoftimin për këtë rast do ta publikoj gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG