Ndërlidhjet

SHBA: Bora dhe era e fortë po shkaktojnë kaos në trafik


Bora e madhe dhe era e fortë e kanë goditur bregdetin e Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi kombëtar për motin në Shtetet e Bashkuara, ka tërhequr vërejtjen për kushte të vështira në bregdetin nga Mejni e deri te Nju Xhersi.

Parashihet që në qytetin e Nju Jorkut bora mund të arrijë edhe deri në 60 centimetra.

Qindra fluturime janë anuluar në gjithë rajonin.

Problemet me trafik u vështirësuan edhe më tepër, pasi treni i udhëtarëve në relacionin Nju Jork – Boston, nuk qarkulloi.
XS
SM
MD
LG