Ndërlidhjet

AI, Gjermania kritikojnë vendimin për Khodorovskin


Komisioneri për të drejtat e njeriut i Gjermanisë ka denoncuar si një “shembull arbitrar të drejtësisë” vendimin e gjykatës ruse, e cila shpalli fajtor ish shefin e kompanisë së naftës Yukos, Mikhail Khodorkovski dhe partnerin e tij Platon Lebedev.

Markus Loening tha se ishte i “irituar me vendimin e gjykatës”.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve DPA se gjykimi “tregon se retorika e Dimitri Medvedevit për sundimin e ligjit saktësisht nuk është më tepër sesa vetëm –retorikë e thjeshtë”.

Amnesty International ka lëshuar një deklaratë ku ka kërkuar që të rikthehet verdikti.

Nikola Dukuorth, drejtori i Amnesty International për Evropën dhe Azinë Qendrore tha se në raundin e dytë të procesit gjyqësor është dhënë përshtypja që procesi është i “motivuar politikisht”.

Ky ishte procesi i dytë gjyqësor kundër Khodorkovskit, i cili prej vitit 2003 gjendet në burg, në vuajtje të dënimit për vjedhje dhe shmangie të tatimit.

Në procesin e dytë, i cili ka zgjuar interesim ndërkombëtar, Khodorkovski dhe Lebedev, u shpallën fajtorë për vjedhje të 218 milionë tonë naftë.
XS
SM
MD
LG