Ndërlidhjet

Tribunal për hetimin e mashtrimeve në zgjedhjet afgane


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka miratuar krijimin tribunalit special për të hetuar dyshimet për manipulimet në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Zyrtari i Gjykatës Supreme, Abod Wakil Omari, i ka thënë mediave afgane se tribunali, që do të përbëhet nga pesë ekspertë, do të fillojë të punojë punën këtë javë.

Parlamenti i ri pritet të inaugurohet më 20 janar, edhe pse një numër i kandidatëve humbës kanë vazhduar të kundërshtojnë rezultatet.
XS
SM
MD
LG