Ndërlidhjet

Mospajtime mes Putinit e Medvedevit


Presidenti rus Dimitry Medvedev dhe kryeministri Vlladimir Putin, kanë shfaqur mospajtime sot në lidhje me përmirësimin e tensioneve etnike në shtet.

Duke folur në një takim në Kremlin, Putin ka thënë se modeli sovjetik është një shembull se si grupet etnike mund të kenë lidhje miqësore.

Por, Medvedev ka hedhur poshtë sugjerimin, duke thënë se Bashkimi Sovjetik ka qenë një ideologji “e ashpër” dhe se tash duhetn “qasje të reja”.

Takimi u zhvillua pas përleshjeve të 11 dhjetorit me policinë, ku disa tifozë të futbollit dhe grupe nacionaliste u përleshen me policinë dhe sulmuan minoritetet etnike të rajonit të Kaukazit.

Tensionet e shkëmbyera mes dy zyrtarëve, ka të ngjarë që të ushqejnë spekulimet për një çarje para zgjedhjeve presidenciale ruse të 2012-ës, ku Putini pritet të ripretendojë presidencën.
XS
SM
MD
LG