Ndërlidhjet

MPJ-ja e pakënaqur me ritmin e njohjeve



Mendimi pozitiv i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe miratimi i Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, janë dy të arriturat më të mëdha të Kosovës gjatë 2010-ës, ka vlerësuar ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë përmbyllëse për vitin 2010.

Çitaku ka thënë se MPJ-në në 2011-ën e presin shumë sfida, e ndër to edhe fuqizimi i subjektivitetit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka pranuar se MPJ nuk është e kënaqur me dinamikën e njohjeve që deri më tash ka siguruar Kosova. Sipas Çitakut, ndikim në ngadalësimin e ritmit të njohjeve së fundmi ka pasur dhe raporti i Dik Martit.
XS
SM
MD
LG