Ndërlidhjet

Logoja e Olimpiadës 2016 zbulohet për Vit të Ri


Brazili në ndërrimin e motmoteve do të zbulojë logon e Lojërave Olimpike 2016.

Kjo do të ndodhë gjatë pritjes së Vitit të Ri në plazhin Kopakabana në Rio de Zhaneiro.

Në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm rreth 2 milionë njerëz, e mes tyre edhe mysafirë të shquar si kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Olimpiadës, Zhak Rog.

Disenji i logos së lojërave të para olimpike që mbahen në Amerikën Latine ende mbahet i fshehur.

Dihet se propozimin për logo e kanë paraqitur 139 kompani, ndërsa tetë nga to kanë hyrë në finale.
XS
SM
MD
LG