Ndërlidhjet

Seul: Kërkohet vazhdimi i bisedimeve me Phenianin


Presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak, sot ka bërë thirrje për ripërtritjen e negociatave ndërkombëtare për mbylljen e programit atomik të armatimit të Koresë Veriore.

Ai ka kërkuar vazhdimin e negociatave gjashtëpalëshe për çarmatim, gjatë vitit të ardhshëm.

Në këto bisedime, që aktualisht janë ndërprerë, marrin pjesë të dy Koretë, Japonia, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Koreja Veriore është larguar nga bisedimet gjashtëpalëshe para dy vitesh. Këto negociata kishin për qëllim ndaljen e programit të armamtimit atomik të Koresë Veriore, në këmbim për ndihmë ekonomike.

Aktualisht, tensionet ndërmjet dy Koreve kanë shënuar rritje këtë vit, për shkak të bombardimit të një ishulli jugkorean nga Koreja Veriore, me ç’rast ishin vrarë katër vetë.
XS
SM
MD
LG