Ndërlidhjet

Nga 30 ditë paraburgim pë të arrestuarit e Budvës


Masa e paraburgimit prej 30 ditësh i është caktuar deputetit të Kuvendit të Malit të Zi, Xhorxh Pinjatiqit, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Zavala” në Budvë.

Pinjatiq, është deputet i partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Socialistëve, ndërsa dyshohet se së bashku me 10 zyrtarë tjerë të komunës së Budvës, është përfshirë në aktivitete të paligjshme në lidhje me kompleksin turistik në kepin e Zavalës në Budvë.

Për të gjithë është caktuar masa e arrestit prej 30 ditësh, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Budvës Rajko Kuljaq, dhe nënkryetari Dragan Maroviq, vëllai i zëvendëskryeministrit të deritashëm, Svetozar Maroviqit.
XS
SM
MD
LG