Ndërlidhjet

Bjellorusi: Fillon lirimi i protestuesve


Autoritetet bjelloruse kanë filluar lirimin e të arrestuarve gjatë protestës pas zgjedhjeve të 19 dhjetorit.

Rreth 20 persona janë liruar pas qëndrimit për 10 ditë në burg. Lirime tjera priten në ditët e ardhshme.

Rreth 600 njerëz, përfshirë edhe 5 kandidatët e zgjedhjeve janë arrestuar gjatë ndërhyrjes së dhunshme të policisë në tubimin kundër rizgjedhjes së Aleksandër Lukashenkos si president.

Perëndimi e ka dënuar fuqishëm ndërhyrjen e policisë, por edhe manipulimet në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG